facebookgoogle plusrss feedmesazh

14 January 2014

Chevrolet Corvette Stingray 2014 - Makina e Vitit

Chevrolet Corvette Stingray 2014 është shpallur Makina e Vitit në Panairin Ndërkombëtar të Automobilizmit në Amerikën Veriore ditën e hënë, çmim i cili vjen vetëm një vit pasi kjo makinë u lansua.

Ceremonia e ndarjes së çmimit, me të cilën edhe nisi panairi, ka qenë goditje e dyfishtë për Chevy, e cila fitoi edhe çmimin e parë për Kamionin e Vitit me modelin Silverado, transmeton Koha.net.

Kompania amë e Chevrolet, “General Motors” nuk i ka të panjohura këto çmime: Cadillac ATS vitin e kaluar e fitoi këtë çmim.

Gjenerata e shtatë e Corvette Stingray — që nis me një çmim prej 51,999 dollarësh — mund të arrijë shpejtësinë prej zero në 100 kmh për vetëm 3.8 sekonda. Është më i fuqishëm sesa paraardhësit e tij me 460-kuajfuqi, motor 6.2-litra V-8 dhe është i dizajnuar me një tavan elektronik që mund të ngrihet apo ulet derisa makina është duke shkuar 50 kmh. Versioni i parë i Corvette Stingray, i cili fillimisht u quajt “Sting Ray”, debutoi më 1963.

Ndërkaq, siç ju kemi njoftuar edhe më herët, në këtë panair Chevrolet do të sjellë Corvette Stingray 2015. 

No comments :

Post a Comment