Është lansuar aplikacioni për mësimin e alfabetit të gjuhës shqipe në iPad dhe iPhone.
Mësimi i 36 shkronjave vjen në katër forma të ndryshme të lojërave, ku e para fillon me hapat gradual të mësimit të alfabetit duke dëgjuar zërin, ilustrimin dhe shkronjën përkatëse derisa përcillet me muzikë dhe me efekte argëtuese.
Në pjesët tjera të aplikacionit janë edhe mundësit për argëtim si shkrimi i shkronjave në dërrasën e zezë me ngjyra të ndryshme, vendosja e shkronjës së madhe tek shkronja e vogël, mbajtja mend e shkronjës që shihet dhe zbulimi i ilustrimit përkatës, transmeton Koha.net
Aplikacioni është shpikur nga “Trigonom” ndërsa mund të shkarkohet falas në “AppStore” por veçohet me funksionalitetet të blerjes në të.
No comments :
Post a Comment