facebookgoogle plusrss feedmesazh

16 January 2014

Alkooli plak trurin e mashkullit

Meshkujt në moshë mesatare, të cilët konsumojnë shumë alkool janë më të rrezikuar që të kenë probleme me kujtesën dhe problemet tjera në moshë më të hershme sesa meshkujt që nuk konsumojnë pijet alkoolit, është bërë e ditur përmes një studimi të ri.

Hulumtuesit gjetën se konsumimi i tepërt e plak për gjashtë vjet më shumë kujtesën kurse tek personat e moshuar për dy vjet, ndërkohë ajo ndikon edhe te aktivitetet mendore siç janë arsyetimet.

Studimi, i publikuar të enjten nga gazeta Neurology, është kryer te 5 mijë britanikë.

No comments :

Post a Comment