Çaji i gjelbër është i mbushur plot me të mira shëndetësore. Por, sipas një studimi të ri, ky çaj mund të dobësojë efektet e një pilule, zakonisht të përshkruar për presionin e gjakut.
Hulumtuesit japonez gjetën se pija bimore bllokon transportuesit të veçanta qelizorë që normalisht ndihmojnë trupin për të absorbuar ilaçet beta-bllokues.
Në testet e kryera, njerëzit që pinin çaj të gjelbër së bashku me ilaçet e tyre përfunduan me nivele më të ulëta të qarkullimit të gjakut.
Ekspertët thonë se konsumatorët duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë ndërveprim, shkruan Idea. Mjekët këshillojnë që tashmë lëngje frutash të caktuara, duke përfshirë grejpfrut, mund të shkaktojnë ndërhyrje në disa medikamente të zakonshme.
Nuk është e qartë nëse llojet e tjera të çajit kanë një efekt të ngjashëm. Ata theksojnë se çaji jeshil është supozuar gjithashtu se ka shumë përfitime shëndetësore .
Çaji i gjelbër është më pak i përpunuar se çajrat e tjera dhe, për pasojë, mban përqendrime të larta të antioksidantëve.
Burimi: telegrafi
No comments :
Post a Comment