Nëse nuk mund të qëndroni pa telefonin tuaj apo cilëndo pajisje, edhe kur jeni në shtrat, një grup shpikës kanadez kanë krijuar jastëkun që kryen funksionin e mbushësit të dyfishtë me rrymë.
Jastëku i fuqishëm vjen me dy bateri të transferueshme, dhe secila nga bateritë është e pajisur me dy porta të USB të afta për të mbushur telefonat dhe pajisjet tjera në të njëjtën kohë.
Krijuesit e saj pretendojnë se çdo bateri do ta rimbush një iPhone, 6 herë përpara se ta lëshojë fuqia, por do të nevojitet që të rimbushet për 10 orë për të arritur kapacitetin e plotë përsëri.
Ky jastëk mbushës ka për qëllim ata njerëz që shikojnë filma, kontrollojnë porositë e tyre, ose lexojnë nëpër pajisjet e tyre, përderisa janë në shtrat.
Ishte ideja e shpikësit kanadez Geoff Martin, pasi ai ishte duke biseduar më të vëllain në telefon kur bateria e tij përfundoi.
Ai filloi të punojë në këtë projekt me partneren e tij Lisa Sutt të cilët krijuan dizajne të ndryshme dhe prototipe.
Grupi tani kanë nisur kampanjën e tyre në Kickstarter dhe shpresojnë në rritjen 30.000 dollarëshe për të financuar këtë pajisje.
Ky jastëk është shitur për 79 dollarë me një bateri.
Kur njëra bateri harxhohet, ajo mund të zëvendësohet më një tjetër, kështu që jastëku nuk do të mbetet asnjëherë pa bateri.
Burimi: RTV21
No comments :
Post a Comment