facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

21 January 2014

Çfarë nuk duhet të bëni për të mos vuajtur nga pagjumësia

Të gjithë e dinë që gjumi është mjaft i rëndësishëm për njeriun. Ata që e bëjnë gjumin e çrregullt kanë probleme me humorin, por edhe me shëndetin. Njeriu nuk duhet ti shkelë disa zakone që të mos ketë probleme me gjumin. Ushqimi i parregullt Studimet kanë treguar se ushqimi i parregullt ka një ndikim negativ në gjumin.

Nuk duhet të hani ushqim në orët e vona të mbrëmjes, Mente Nëse keni probleme me gjumin mos përtypni karamele mesteje, ju mban zgjuar, provoni diçka tjetër. Leximi para gjumit Aktivitetet emocionuese, dhe intelektuale vetëm pak para gjumit shkaktojnë ëndrra.

Mos lexoni në shtrat, dhe nëse dëshironi të lexonim, lexoni lajmet sportive apo revistat argëtuese. Cigare Nikotina është një nxitës që vështirëson fjetjen. Nëse ju doni të pini duhan, sigurohuni që të pini një ose dy orë para se të bini në gjumë. Ujë i ftohtë Ujë i ftohtë mbyll poret, por edhe stimulon trupin. Ky proces ju mban të zgjuar. Mbrëmjeve preferohet të pastroheni me ujë të ngrohtë.

Burimi: noa



No comments :

Post a Comment