Javën që lamë pas, në CES 2014 Samsung zbuloi një linjë të re të tabletëve, me emrat TabPRO dhe NotePRO, ndërkaq tani kemi informata rreth çmimit të tyre.
Kompania ka thënë se tabletët e saj do të jenë në dispozicion gjatë këtij çereku, por nuk ka dhënë ndonjë datë specifike apo informata për çmimet.
Megjithatë, tri kompani evropiane të telefonisë i kanë publikuar detajet e çmimeve për tabletët në fjalë, por këto çmime janë çmendurisht të larta.
“Linja Pro ka harduerin më të mirë në treg si dhe një listë të specifikave skajshmërisht të mirë, andaj nuk kemi pritur se ai do të vinte me ndonjë çmim të lirë”, raporton Fudzilla, duke shtuar se tabletët Samsung Pro do të hyjnë në territorin “katër-shifror”, transmeton Koha.net.
Modeli më i lirë duket të jetë Samsung Galaxy TabPRO 8.4-inç, i cili mendohet se do të del në treg me një çmim prej 699 eurosh për versionin me Wi-Fi ndërkaq 799 euro për variantin LTE.
Modeli 10.1-inç, i cili ka në vete procesorin Samsung Exynos 5 Octa për versionin Wi-Fi, do të del në shitje për 799 euro, ndërkaq modeli Snapdragon 800 LTE shkon deri në 899 euro.
Më i madhi i familjes, Galaxy TabPRO 12.2, do të shitet për 899 euro për versionin vetëm me Wi-Fi, apo 999 euro për LTE. Ndërkaq, Galaxy NotePRO 12.2-inç, është më i shtrenjti i këtij vargu, i cili arrin çmimin 999 apo 1,099 euro, varësisht nga specifikat.
Pasi që Samsung ende nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar për çmimet e tyre, ka mundësi që këto çmime të jenë vetëm supozime.
Sa për rikujtim, linja Pro e Samsung përfshin ekranin WQXGA LCD me rezolucion 2560 x 1600 pikselë, procesor Exynos 5 Octa për modelet Wi-Fi dhe Snapdragon 800 për LTE, 2GB apo 3GB RAM (varësisht nga modeli), 16GB/ 32GB hapësirë të brendshme, si dhe Sistemin e fundit Operativ, Android 4.4 KitKat.
No comments :
Post a Comment