facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

19 January 2014

Chris Pine, jashtë rrjeteve sociale

Aktori Chris Pine, i njohur për rolin e tij të agjentit sekret të CIA-s në “Jack Ryan: Shadow Recruit”, nuk shfaq aspak interesim për rrjetet sociale. 
I pyetur nga “USA TODAY” për llogari në Facebook apo Twitter, ylli i “Star Trek” thotë se nuk ka llogari në asnjërën prej tyre.

“Nuk shoh interes në to”, thotë Pine. “Me Facebook dhe Twitter të gjithë dëshirojnë t’i reklamojnë të vërtetat e tyre më të thella. Në vitin 2014 jemi duke parë shkatërrimin e vërtetë të jetës publike dhe asaj private. Privatësia nuk është e garantuar dhe as nuk respektohet”, ka thënë më tej Pane.

Pane admiron atë që disa persona, sikurse Dwayne Johnson, bëjnë në llogaritë e tyre në Twitter, dhe rolin e madh që ato kanë luajtur në lëvizjet siç është Pranvera Arabe, transmeton Koha.net

“Ka gjëra të mrekullueshme që mund të bëni me këto mediume. Mirëpo, unë nuk kam ndonjë interesim për to”, ka theksuar Pine.

No comments :

Post a Comment