facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

03 January 2014

Chris Pine: Lohan ishte ciklon çmendurie

Para se të fitonte famë në Hollivud, Chris Pine interpretoi rolin e tij të parë të rëndësishëm në komedinë e vitit 2006 ‘Just My Luck’, ku luante gjithashtu edhe Lindsay Lohan. Chris ishte një emër i padëgjuar në atë kohë, ndërsa Lohan ishte një adoleshente që merrte 7 milionë dollarë për film dhe njihej më shumë për “pushtimin” e gazetave rozë me bëmat e saj në jetën private.

Çuditërisht, aktori 33-vjeçar ka folur për kohën e punës me Lohan duke e konsideruar një periudhë ku ka mësuar shumë.

“Lindsay ishte një ciklon çmendurie. Ishte sikur po punoja me Beatles. Ishte e mrekullueshme për t’u parë pasi e kuptoje të bukurën e punës sonë dhe rrezikshmërinë që ajo bart”, tha Pine për ‘The Hollywood Reporter’.

Më tej, aktori shtoi: “Hollivudi është si të jetosh në një botë krejtësisht tënden. Ke njerëz që kujdesen për ty dhe të japin gjithçka ke nevojë. Ti je qendra e një bote mikroskopike dhe vjen një moment që ti mendon se gjithçka që po jeton është e vërtetë dhe fillon të besosh se meriton gjithçka që po të jepet. Unë nuk e kam besuar kurrë këtë.”

Chris Pine ka zbuluar gjithashtu në intervistë se urren rrjetet sociale: “Për çfarë do të shkruaj aty? Për atletet e mia? Apo të mburrem me 140 mijë shokët në Facebook. Interneti më duket pa kuptim, është një vend ku njerëzit thonë broçkulla dhe harxhojnë kohën kot.”

No comments :

Post a Comment