facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

13 January 2014

Çmimet "Golden Globes"

Është mbrëmja e parë e madhe e ndarjes së çmimeve kinematografike për këtë vit dhe filmi “American Hustle” ka fituar 3 çmime Golden Globes, përfshirë filmi më i mirë komedi ose muzikal.  

Amy Adams dhe Jennifer Lawrence, të dyja interpretuese në këtë film, fituan respektivisht çmimin si aktorja më e mirë dhe aktorja më e mirë joprotagoniste në një film komedi ose muzikal.      
Ndërsa çmimi më i madh i mbrëmjes, ai i filmit më të mirë dramë, shkoi për “12 Years a Slave”, me regji të Steve McQueen. Ky ishte çmimi i vetëm që mori ky film edhe pse kishte plot 7 nominime.    

Matthew McConaughey u shpall aktori më i mirë në një film dramë për rolin e një të sëmuri me SIDA në “Dallas Buyers Club”, transmeton tch. Çmimin e aktores më të mirë në një film dramë e mori Cate Blanchet për interpretimin e saj në filmin e Woody Allen, “Blue Jasmine”, ndërsa Leonardo Di Caprio fitoi çmimin e aktorit më të mirë në një film komedi apo muzikal. Regjisori më i mirë u shpall Alfonso Cuaron për filmin “Gravity”, ku interpreton Sandra Bullock e George Clooney.

Çmimet:

  1. Filmi më i mirë dramë: 12 Years a Slave
  2. Filmi më i mirë komedi ose muzikal: American Hustle
  3. Aktori më i mirë (dramë): Matthew McConaughey
  4. Aktorja më e mirë (dramë): Cate Blanchett
  5. Aktori më i mirë (komedi ose muzikal): Leonardo DiCaprio
  6. Aktorja më e mirë (komedi ose muzikal): Amy Adams
  7. Aktori më i mirë joprotagonist: Jared Leto
  8. Aktorja më e mirë joprotagoniste: Jennifer Laërence
  9. Regjisori më i mirë: Alfonso Cuaron (Gravity)
  10. Filmi më i mirë i animuar: Frozen
  11. Seriali më i mirë televiziv: Breaking Bad
  12. Filmi më i mirë televiziv: Behind The Candelabra


No comments :

Post a Comment