facebookgoogle plusrss feedmesazh

15 January 2014

Dëmton veturën në gropë, mer kompensim

Shkaku i gropave shumë shoferë në Kosovë shpenzojnë mijëra euro në riparimin e veturave të tyre por kështu nuk ndodhi edhe në Britani të Madhe kur një shoferit, Këshilli për kontrollin e gjendjes së rrugëve u detyrua t`ia paguante riparimin e veturës pasi ai e kishte prishur në një gropë rrugore.

Kur Frank Cattrall dëmtoi veturën e tij, ai mendoi se Këshilli për kontrollin e gjendjes së rrugëve do t`ia paguante faturën e riparimit. Por në vend se të pranonin fajin, zyrtarët i thanë se ata nuk dinin asgjë për gropën dhe se vozitja e tij e dobët duhet fajësuar për dëmtimin e veturës së tij.

Ata mohuan ato çfarë tha 62-vjeçi dhe refuzuan të paguajnë 500 funte për t`ia riparuar veturën e tij Renault Escape. Por Cattrall dyshoi se ata po e “hiqnin qafe” dhe vendosi që të gjejë prova se po e thoshte të vërtetën, transmeton Koha.net.

Duke ai bëri kërkesë që të merrte një informacion dhe zbuloi se punëtorët kishin raportuar për gropën gjatë inspektimit të tyre para tre muajve ndërsa Këshilli i kishte injoruar ata. Gropa ishte bërë prioritet për ta dhe se ajo duhej të riparohej brenda 28 ditëve por kjo kurrë nuk kishte ndodhur. 

Ai mendoi se kjo provë do të ishte e mjaftueshme që Këshilli ta paguante dëmin por ata përsëri e refuzuan, kështu që ai vendosi që rastin ta dërgojë në gjykatë. Fill pas seancës së parë doli se Cattrall kishte të drejtë dhe i dha urdhër Këshillit që ta paguajë dëmin prej 500 funteve plus 115 tjera shtesë.

Cattrall i njohur tashmë si “Zotëri Gropa” nga shokët e tij shpreson që fitorja e tij të frymëzojë shoferët e tjerë për të bërë padi.

Sikur në Kosovë të gjithë drejtuesit e automjeteve të kërkonin dëmshpërblim për pasojat e gropave nëpër rrugët e vendit, buxheti i shtetit do të zbrazej shpejtë.

No comments :

Post a Comment