Vetëm disa ditë pasi u shfaqën bashkë në tapetin e kuq, Johnny Depp duket se është fejuar me aktoren Amber Heard.
Amber është fotografuar me një diamant në gisht dhe duke u munduar ta mbajë gjatë gjithë kohës të fshehur dorën.
Depp dhe Heard janë takuar në xhirimet e filmit ‘The Rum Diary’ në vitin 2011.
Kjo do të ishte martesa e parë për aktorin e famshëm, pasi me nënën e dy fëmijëve të tij, Vanessa Paradis, ai ka bashkëjetuar për 14 vite dhe nuk është martuar kurrë.
Ndërsa lidhja e mëparshme e Amber Heard ka qenë me një femër dhe aktorja njihet për biseksualitetin e saj.
No comments :
Post a Comment