facebookgoogle plusrss feedmesazh

19 January 2014

Pastrimi i duarve, mbrojtja më e mirë nga infeksionet

Pastrimi i vazhdueshëm i duarve është metoda më e mirë për t’u mbrojtur nga sëmundjet dhe për të qëndruar të shëndetshëm.


Pse është aq e rëndësishme kjo? Sepse pasi keni prekur diçka të kontamminuar me viruse ose baktere, duart tuaja shërbejnë si transport për këto mikrobe për të arritur në trupin tuaj.

Sipas Qendrës Amerikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve, mikrobet përmes duarve shumë lehtë arrijë të sytë, hunda dhe goja juaj.

Andaj, kur ju i pastroni duart shpesh dhe plotësisht, ju shkatërroni bakteret që keni marrë duke prekur objekte dhe gjësende të ndryshme, dhe kjo ju ndihmon juve të parandaloni një varg sëmundjesh me natyrë infektive.

Disa prej sëmundjeve të cilat mund të transmetohen përmes duarve janë gripi, ftohja dhe një varg i sëmundjeve të traktit tretës, që shkaktojnë barkqitje (diarre).

Si duhen pastruar duart?

Mënyra e duhur për të pastruar duart është me sapun dhe me ujë të nxehtë për aq sa keni durim. Por pastroni së paku 20 ose 30 sekonda, për minimizual sa më shumë gjasat e mbijetesës së mikrobeve. 

Burimi: Mjeku.Net

No comments :

Post a Comment