facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

30 January 2014

Edhe Samsung me syze të mençura

Një raport i ri medial nga Koreja ka bërë të ditur se Samsung është duke punuar në një pajisje të re të mençur, të cilën do ta hedhë në treg së bashku me orën e mençur Samsung Galaxy Gear 2.
Më saktësisht, bëhet fjalë për syzet e mençura të Samsung, të cilat gjiganti teknologjik do t’i quajë Samsung Galaxy Glass.
Sipas The Korea Times, Samsung Galaxy Glass do të prezantohet në panairin e IFA-së në shtator të këtij viti, ndërsa gazeta e ka zbuluar këtë informacion në regjistrimin e patentës nga Samsung.

Edhe pse ende nuk ka shumë detaje për syzet e Samsung, Galaxy Glass, The Korea Times ka zbuluar se gjiganti korean i teknologjisë do ta prezantojë një koncept të ri të syzeve të mençura, të cilat do të mundësojnë një formë të re dhe argëtuese të komunikimit, transmeton Telegrafi.

Do të jetë interesante të shihet se çka do të përfshijë Samsung në Galaxy Glass, dhe se sa do të dallojnë këto syze nga ato të rivalit Google.

No comments :

Post a Comment