facebookgoogle plusrss feedmesazh

17 July 2013

Taurina ne pijet energjike eshte teper e rrezikshme

Fenomeni miliona dollaresh i pijeve energjike ka vemendjen e shume shkenctareve kudo qe jane. Pijet Energjike qe sot ofrohen ne treg e qe shumica kur reklamohen mundohen te ju bejne te mendoni se ju bejne me krahe, ju bejne te fuqishem si luan, te jeni me cool e keshtu me radhe, kane dicka me shume qe duhet ditur. Taurina?


Cfare eshte Taurina?

Taurina eshte forme e lire e amino acidit qe gjenden ne ushqime dhe prodhohet ne trup nga cisteina e amino acidit Pasi qe taurina prodhohet ne menyre natyrale nga vete trupi i njeriut, nje diete e mire furnizon sasine e mjaftueshme dhe eshte e gjitha cka ju duhet. Studime te shumta kane implikuar taurinen sintetike ne semundje duke filluar nga presioni i larte e gjakut, goditja ne tru, kriza e deri te semundja e zemres. Per keto arsye eshte ndaluar ne disa vende Skandinave pasi eshte lidhur me vdekjen e tre konsumatoreve. Per shkak se taurina perdoret nga trupi gjate ushtrimeve dhe koheve me stres, si e tille eshte bere perberes shume i popullarizuar ne pije energjike. Por, taurina ka efekt stimulues ne sistemin nervor qendror e kjo eshte shume jo e natyrshme.

Hulumtim i Ri dhe Befasues ne Tru

Shkencetaret per disa vite e kane ditur se taurina eshte e perfshire ne nje menyre apo tjeter ne zhvillimin e dhe funksionimin e trurit. Por, se fundi ata kane zbuluar ne vend me te percaktuar te aktivitetit neurologjike te taurines. Ne nje artikull te botuar se fundi ne MedicalNewsToda.com, hulumtuesit nga Weill Cornel Medical College ne New York, thone se ishin te befasuar kur kane zbuluar aktivitetin e jashtezakonshem te taurines ne receptoret e trurit. Edhe pse taurina eshte e njohur si amino acid kyc, hulumtuesit prapeseprape thone se ishin kureshtare e bile edhe te habitur rreth funksioneve te taurines ne tru dhe keshtu kane me shume pyetje se sa pergjigje.

Ata kane zbuluar taurinen te punoj thelle ne tru, ne rajonet “rregulluese” te talamusit, duke ndervepruar me neurotrasmetuesit. Talamusi eshte i perfshire ne rruget e ciklit gjume/zgjim ne tru dhe aktivitete tjera.

Mjeket e perfshire ne kete hulumtim kane deklaruar: “Cuditerisht pak dihet per efektet e pijeve energjike ne tru. Ne bile as qe mund te jemi te sigurt se sa nga sasia e taurines ne pije arrin trurin! Duke supozuar se disa nga ajo sasi absorbohet, taurina – e cila, nese asgje tjeter, duket te kete efekt qetesues ne tru – ndoshta ne te vertete mund te luaj role ne ‘deshtim’ (rraskapitje) qe shpesh njerezit raportojne pas pirjes se ketyre pijeve jo alkoolike por shume te kafenizuara. Njerezit kane spekuluar se ndjenja qe vie pas pirjes se nje Red Bull ishte thjeshte efekt e reaksionit te kafeines, por mundet qe gjithashtu te jete per shkak te permbajtjes se taurines.”

Kjo eshte dicka per tu brengosur per shkak se eshte bere mode nga te rinjte qe te perziejne pijet me alkool. Doza ditore e Taurines duhet te jete ne mes te 100-500mg, kurse nje kanace nga pijet energjike ka 1000mg te Taurines se prodhuar ne menyre sintetike. Disa njerez pine deri ne 8 kanace ne dite (8000mg Taurine), nje sasi qe mund te shkaktoj deme ne trup. E perzierja e tyre me pije alkoolike e bene edhe me te rrezikshme.

Taurina: Magjia Per Energji?

Nuk ka dicka magjike per force dhe qendrueshmeri ne keto pije. Rekomandohet qe ti shmangni krejtesisht. Deklaratat e tepruara gjat reklamimit te ketyre pijeve qe kinse dhurojne vitalitet te menjehershem jane thjeshte fyese. Nje diete perplot me ushqime te ndryshme organike ju ofron te gjithe taurinen qe juve ju duhet. Taurina natyrale eshte e dobishme per trupin dhe mund te gjendet ne qumeshtin e lopes, mish, peshk dhe veze. Doza ditore e taurines nuk duhet te shkoj mbi 500mg.

Ushtroni dhe beni gjume te mjaftueshem dhe mos harro se barnat (medikamentet) dhe semundjet ju bejne te humbni energji. Pini uje mire e vecanerisht kur ushtroni shume apo jeni i stresuar. Pa marr parasysh pirja e ujit eshte ide e mire.

Burimi: llogjika.com

No comments :

Post a Comment