facebookgoogle plusrss feedmesazh

15 July 2013

Perse kemi marrje mendsh?

Marramendja eshte nje prej simptomave me konfuze te pacientit qe shkakton frike, pothuajse gjithmone. Marramendja, nenkupton halucinacionin e levizjes, eshte ndjesi e humbjes se ekuilibrit, mund te percillet me ndjenje te mundimit, vjelljes, zbehjes, djersitjes dhe shpeshhere shfaqet si pasoje e nje çrregullimi ne organizem.

Eshte ne pyetje vetem momenti: papritmas fillon t’ju sillet ne koke, pastaj ndjeni dhimbje brenda tere kokes dhe keni pershtypje se keni humbur kontrollin mbi trupin tim.
Marramendja zgjate disa minuta e mandej iu kaplon nje ndjenje e plogeshtise, dobesise dhe konfuzitetit.

Problemi eshte se derisa nuk verifikohet diagnoza e sakte, gjithmone mendohet ne me te keqen: tumorin e trurit, semundjet e syrit, pezmatimin e veshit…

Para se te gjithash, duhet menjanuar mundesine qe marramendja ka ndonje lidhje me semundjet e veshit, sepse nje shkak i tille ka te beje me pengesa ne te degjuar, sikurse eshte fishkellima, te degjuarit jo te mire, perceptimi i dobet, etj. Por, tek rasti i problemit me unazat e qafes, alarmi eshte dhimbja ne pjesen e qafes, shpatullat, ngurtesia e muskujve dhe veshtiresite ne levizje me koken ne cdo drejtim. Zakonisht ne raste te tilla duhet bere incizimi i unazave te qafes, te pjeses cervikale te shtate unazave te saj, ndonje radiografi ku mund te shihet se qafa ka nje lakim tjeter, ndoshta kane levizur unazat dhe muskujt jane tendosur, gje qe edhe shkakton kontraktim te dhimbshem.

Qafa e shtangur!
Puna e persosur e muskujve te perparme dhe atyre te pasme, ndihmon qe koka te lirohet nga tendosja dhe i jep lehtesine dhe fleksibilitetin. Por, nese ato nuk punojne si duhet ndodhin probleme te shumta. Sa me shume unaza te qafes nuk funksionojne si duhet, artroza e tyre eshte me e madhe.
Ne raste te tilla shpesh dyshohet edhe ne anemi dhe sigurisht qe jemi te thirrur te bejme analizat e duhura, ta vertetojme kete dyshim. Zakonisht deshmohet se kjo nuk eshte rastit, pasqyra e gjakut eshte ne vlerat e normales.

Truri alarmon!
Cfare kane te perbashket marramendja me crregullimin e sistemit muskulor-skeletor? Valle, eshte e mjaftueshme te kujtohemi se brenda unazave te qafes kalojne arteriet e vogla te cilat shkojne gjer tek pjesa e pasme e trurit, ne trurin e vogel dhe mandej ne trurin e madh, ku edhe eshte qendra per drejtpeshimin, balancim.

Simptomat: ndjenja e ankthit dhe nevrikosja, shqetesimet e shpeshta, dridhja e shpeshte, tendosja e muskujve, ankthi, lodhje e shpejte, shqetesimet e shpeshta, rrahje te shpejte te zemres, mungese e frymemarrjes, djersitje, ndjenje e dehidrimit, marramendje, vjellje, diarre, sulme te nxehtesise dhe te ftohtesise, probleme me gllaberim, ndrojtje, pagjumesi, djersitje e gjithe trupit.

Rrjedhja e gjakut e reduktuar ne qender te trurit, ose furnizimit te dobet te trurit me gjak jo te mjaftueshem i dergon impulse qendres per drejtpeshim dhe duke mos pranuar sasine e nevojshme te gjakut, fillon marramendja e cila mund te jete subjektive – pacienti ka ndjenje se lundron diku ne hapesire ose ndjenje objektive – personi rri i shtrire ne shtrat, por cdo gje ne te brenda sillet, leviz dhe mendon se do te rendohet! Pervoja te tmerrshme mund te ndodhin pa ndonje arsye te dukshme, por kryesisht manifestohen pas nje levizje te papritur, ose levizje e shpejt e kokes.

Burimi: Keshilla.net

No comments :

Post a Comment