facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

03 January 2014

Gjashtë fakte të teknologjisë të cilat do të ju befasojnë

Autorët e librit 1227 fakte interesante të cilat do të ju befasojnë kanë zbuluar gjashtë gjëra të cilat përkojnë me teknologjinë.

Sipas hulumtimeve të autorëve John Lloyd, John Mitchinson dhe James Harkin, këto janë ato fakte që pak nga ne i kemi ditur deri më tani:


1. Telefoni i parë ka kushtuar 3.000 dollarë, ndërsa bateria i ka zgjatur deri në 20 minuta.

2. Teknologjia e cila qëndron pas një smarfoni mesatar mbështetet në 250.000 patenta të ndryshme.

3. Të gjithë njerëzit në mbarë botën harxhojnë 500.000 orë për shtruarjen e fjalëkalimeve dhe kodeve tjera në internet të cilët kanë lidhje me sigurinë.

4. Lëndët e para të nevojshme për prodhimin e një kompjuteri të vetëm desktop përfshijnë edhe 240 kilogram lëndë djegëse fosile, 22 kilogram kemikalie dhe më shumë se 1.500 litra ujë, që bashkarisht peshojnë afërsisht dy tonë.

5. Të gjitha fjalët e shkruara në Twitter gjatë një dite mund ta kishin mbushur një libër i cili do të kishte 10 milion faqe.

6. Në Facebook ka 10.000 herë më shumë fotografi sesa në librarinë e Kongresit në SHBA. 

Burimi: PCWorld Albanian

No comments :

Post a Comment