facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

04 January 2014

Ja mjalta më e shtrejntë në botë, 1 kilogramë 5 mijë euro

Bletari lokal turk Gynay Gunduz, në një intervistë për Anadollin theksoi se kjo është një mjaltë me cilësi të të lartë që është prodhuar në një shpellë të thellë në një mënyrë të natyrshme dhe në shkëmbinjë të pasur me minerale.

Duke theksuar se tre breza të familjes së tij janë përfshirë në bletari, Gunduz tha se edhe në vitin 2009, ka parë bletët në hyrje të një shpelle dhe ka kuptuar se në shpellë mund të ketë edhe mjaltë.

“Me ndihmën e alpinistëve profesionistë kemi hyrë në kanalet e thella të shpellës dhe tek muret ishte ngjitur një sferë prej 18 kilogramë mjaltë të cilësisë së lartë.  Mjaltën e kemi dërguar për analizë në laboratorin prestigjioz francezë ‘CETAM’. Analiza nga laboratori e ka konfirmuar se kjo mjaltë është e një cilësie të lartë,  mjalta është e pasur me minerale dhe e cila është shtatë vjet e vjetër”, tha Gunduz.

Një kilogram mjaltë në vitin 2009 u shit në një bursë franceze me një çmim prej 45.000 euro, një vit më vit më vonë një kilogramë i është shitur një farmacistit nga Kina për 28.000 euro. Çmimi i saj aktual në Turqi është 5.000 euro.

Duke theksuar se kjo është një mjaltë e cila është përdorur gjithnjë e më shumë si një ilaç, por edhe si ushqim, Gunduz tha se sot ajo shitet në shishe nga 170 dhe 250 gramë, por shumë konsumatorë janë ende të befasuar nga fakti se çmimi i mjaltit mund të jetë i përafërtë me koston e një makine.

“Mjalta është prodhuar në mënyrë natyrale dhe pa koshere. Kjo zonë është e pasur me bimë endemike dhe medicionale. E gjithë kjo ndikon në çmim” , tha Gunduz .

Ai tha se normalisht, mjalta turke është më e mira në botë, por që reputacioni i tyre në botë, është i rrezikuar nga mjalta artificiale.

” Mjalta artificiale mund të testohet vetëm në laboratore. Kjo nuk është praktike për konsumatorët dhe duhet të mirret më shumë në konsideratë në zgjedhjen e bletarëve, më pastaj edhe mjaltën. Sot, çmimi i mjaltit të vërtetë nuk mund të jetë më pak se 15 euro”, tha Gunduz.

Burimi: Almakos

No comments :

Post a Comment