facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

16 January 2014

“Gravity” dhe “American Hustle” kryesojnë nominimet për Oscar

Drama “American Hustle” dhe filmi “Gravity” janë duke kryesuar nominimet e këtij viti për çmimin Oscar, me nga 10 nominime secili.
“American Hustle” ka marrë nominime të shumta në shumë kategori për artistët Christian Bale, Amy Adams, Bradley Cooper dhe Jennifer Lawrence.

Me nëntë nominime Oscar vjen më pas filmi “12 Years a Slave” që është nominuar për regjinë më të mirë dhe fotografinë më të mirë.

Për aktoren më të mirë në konkurrencë janë Amy Adams, Cate Blanchet, Sandra Bullock, Judi Dench dhe Meryl Streep.

Teksa për aktorin më të mirë konkurrojnë Christian Bale, Bruce Dern, Leonardo Di Caprio, dhe Matthew McConaughey.

Fituesit e Oscar do të shpallen në një ceremoni të madhe më 2 mars në Dolby Theatre të Los Angelesit. Prezantuesja do të jetë Ellen DeGeneres. 

Burimi: Telegrafi

No comments :

Post a Comment