facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

28 January 2014

I ftohti përkeqëson sëmundjet kronike

Ulja e menjëhershme e temperaturave atmosferike gjatë këtyre ditëve nuk pritet të sjellin vetëm shtim të rasteve të virozave apo gjendjeve gripale, por edhe të një sërë ndërlikimeve të tjera, kryesisht tek personat të cilët kanë probleme kronike (zemra, eshtrat dhe rrugët e frymëmarjes).
ky fakt theksohet nga specialistët e Shëndetit Publik, të cilët në këto ditë të ftohta theksojnë se të rrezikuar janë personat të cilët kanë probleme me zemrën, sistemin nervor, kockat, si dhe rrugët e frymëmarrjes.

Në kushte ekstreme të ftohtit, mund të ndodhë edhe hipotermia dhe ngrirja. Ndërlikime këto që janë edhe më të rënda në rastet kur pacientët vuajnë nga sëmundjet kronike. Duke iu referuar rasteve të paraqitura në qendrat shëndetësore, autoritet e shëndetit publik apelojnë për më shumë kujdes gjatë dy muajve të ardhshëm, veçanërisht nga fëmijët e të moshuarit. Specialistja e Shëndetit Publik Jeta Lakrori, tregon se cilat janë ndërlikimet më të shpeshta që shfaqen nga i ftohti tek të sëmurët kronikë.

“Ndikimi i të ftohtit në shëndetin e njeriut mund të varet nga një sërë faktorësh, si zgjatja e motit të ftohtë; variacionet e ndryshimit të temperaturës, por edhe nga faktorë të tjerë të lidhur me shëndetin e njeriut. Kështu të sëmurët kronike janë më të predispozuar për tu prekur nga problemet që shkakton i ftohti” theksoj Jeta Lakrori, Specialiste i ISHP. Më konkretisht, sipas ekspertes të sëmurët me probleme të zemrës dhe qarkullimit të gjakut shfaqin probleme pasi temperatura e ulët shkakton ngushtim të enëve të gjakut, çka shkakton një rritje të presionit të gjakut. “Trashja e gjakut më tej shton rrezikun e mpiksjes së tij, dhe nëse këto mpiksje gjaku formohen në enët e gjakut të zemrës, apo atyre që furnizojnë trurin, mund të çojnë në shfaqjen e pasojave fatale siç janë goditjet në tru dhe në zemër” nënvizon specialistja, duke këshilluar edhe për rregullimin e dozave të ilaçeve për pacientët kronike.

Por, edhe të sëmurët me artrit reumatoid shfaqin një sërë problemesh nga të ftohtit, pasi ky i fundit sjell acarime të kyçeve. “Kur është shumë ftohtë ulet pragu i dhimbjes dhe shtohen dhimbjet në sistemin nervor, muskujt dhe tendinat e këtyre pacientëve. Artrti është një sëmundje që shkakton dhembje, ngurtësim dhe ënjtje në nyje, të cilët mund t’a bëjnë të vështirë për të lëvizur” thekson Lakroi.

Problematike situata është edhe për personat që vuajnë nga diabeti, pasi i ftohti tek ta sjell ndryshime të nivelit të sheqerit, ndërsa ajri i thatë sjell plasaritje të duarve apo të këmbëve duke shkaktuar infeksione dhe plagë të cilët janë shumë të vështira për tu mbyllur tek kjo kategori pacientësh. Për ekspertët edhe tek personat me probleme neurologjike dhe psikike i ftohti sjell probleme negative. Ndërkohë kategoria më e prekur mbetet ajo e pacientëve që kanë probleme kronike me bronket dhe rrugët e frymëmarrjes.

Burimi: InfoShqip

No comments :

Post a Comment