facebookgoogle plusrss feedmesazh

20 January 2014

Janari, muaji më i keq! Stresi vërehet te çiftet

Sipas një studimi nga kompania britanike Vouchercloud, ka dal në përfundim se janari është muaji më i keq. Kjo është periudha kur është më e pranishme prishja e lidhjeve por edhe e martesave. Thuhet se fajtor për prishen e lidhjes mund të jetë stresi i shkaktuar nga festat, problemet financiare, motiqë mund të të bëjë depresiv, presioni i familjes dhe dëshira për fillim të ri në fillimin e vitit të ri, shkruan Daily Mail.

Shumica e njerëzve e kanë përballuar stresin e festave të fundvitit ndërsa 48 për qind e tyre tashmë kanë gjetur partnerë të rinj. 

Festat ndonjëherë bëjnë efekt të kundërt me atë që në mendojmë, pasi shumë shpesh krijohen situata stresuese që mund të shkaktojnë grindje dhe stres ndërmjet partnerëve. Në kombinim kjo edhe me depresionin e janarit, nuk është e lehtë të përballohet, ndaj njerëzit vendosin për variantin më të lehtë, ndarjen.

Burimi: AlbPress

No comments :

Post a Comment