facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

24 January 2014

McLaren zbulon formulën e re MP4-29 për sezonin 2014

Makina e McLaren, Formula One 2014, është zbuluar edhe zyrtarisht. Formula e re turbo MP4-29 do të drejtohet nga ish-kampioni botëror, Jenson Button dhe fillestari, danezi Kevin Magnussen. 

Sezoni 2014 i F1 me sa duket do të jetë sfidues për McLaren, i cili po tenton të kthehet me fitore.

“Po, mendoj se mund të kthehemi. Mendoj se viti i kaluar ka qenë i vështirë për të gjithë ne, por ka qenë padyshim një vit për të mësuar për ne”, ka thënë shoferi i McLaren, Jenson Button, transmeton Koha.net. 

Makina e re MP4-29 përmban disa ndryshime interesante si pjesë e rregulloreve të reja teknike për këtë sezon. 

“Kurrë më pari s’kemi pasur rregullore të reja kaq signifikante; reagimi ndaj tyre dhe menaxhimi i atyre ndryshimeve, derisa po i synonim limitet e performancës, ka qenë një punë tmerrësisht e rëndë për ne”, ka thënë Jonathan Neale, drejtori menaxhues i McLaren.

No comments :

Post a Comment