facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

24 January 2014

Martesa bën meshkujt e shëndetshëm

Edhe pse martesa mund të duket si një biznes i rrezikshëm për meshkujt, duke vendosur unazën në gisht, tashmë studime të reja kanë dëshmuar se kjo u ndihmon meshkujve. Sipas studimeve të tanishme të publikuara në revistën “ Osteoporosis Intrenational”, meshkujt të cilët martohen pas moshës 25 vjeçare, kanë eshtra të shëndetshëm, përderisa femrat membështetje të partnerëve kanë eshtra të forta.
Një grupi i shkencëtarëve kanë dëshmuar se përfitimet e martesës e ulin rrezikun e kancerit, duke rritur sjelljet intime ndërmjet çiftit.
Është mirë e njohur se martesa e mirë promovon shëndet dhe jetëgjatësi, por martesa e stresuar ka tendencë që të ketë efekte anësore, sidomos te sjelljet biologjike të meshkujve, dhe faktorë psikologjikë, thuhet në një studim të Shkollës Mjekësore në Harvard.

Meshkujt që kanë eksperiencë të keqe të konflikteve pretendojnë që të ketë rritje në nivelin e stresit, dhe hormoneve, siç është adrenalina në rritjen e presioni të gjakut. Në një studim të ngjashëm të publikuar në revistën e Psikalgjisë Familjare, një ekip i studiuesve në Universitetin në Misuri thanë se njerëzit e martuar janë gjetur të kenë shëndet të mirë mendor dhe fizik se sa ata që janë të pa martuar.

Këto studime theksojnë se martesa nuk ndikon drejtpërdrejt në kurimin ose të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve, por forca e këtyre marrëdhënieve mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin e pacientit.

Burimi: AlbPress

No comments :

Post a Comment