facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

25 January 2014

Skejtborderi më i vogël në botë – vetëm 2-vjeç (VIDEO)

Një djalosh të vogël, vetëm dy vjeçar, si duhet adrenalina e ka kapur në këtë moshë kaq të hershme pasi ai i hipi skejtbordit me ç’rast ka mahnitur botën e internetit me aftësitë e tij manovruese.

Kahlei Stone-Kelly, i cili pëlqen të shëtitet me papmers, është xhiruar duke bërë manovrime nëpër rrugët e Victorias, Australi, raporton Koha.net.

Në një moment, vogëlushi ia del që ta mbajë skejtbordin të balancuar në vetëm dy rrotë!

Siç thuhet në përshkrimin e videos, megjithëse vetëm dy vjeçar, ai ka nisur të merret me këtë sport qysh para 18 muajsh. Kjo atij i ka sjellë me mijëra vizitorë në Youtube. 

Megjithëse shumica e komentuesve ishin të mahnitur me aftësitë e tija për ta manovruar në mënyrë të përkryer skejtbordin, kishte edhe prej atyre që kritikonin prindërit e tij se nuk e kanë veshur me pajisjet përcjellëse mbrojtëse. 

Kahlei thuhet të jetë skejtborderi më i ri në planet.

Shikojeni videon:

No comments :

Post a Comment