facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

12 January 2014

Mrekullitë e ujit

Që uji është vetë ekzistenca për organizmin tonë, kjo s’do ‘as mend dhe as kalem’, por studimet identifikojnë kohën më të mirë (kur kemi etje po e po) për ta konsumuar atë dhe për të rritur efektivitetin e tij në organizmin tonë.

Sipas këtij studimi, një gotë ujë në mëngjes sapo zgjohemi ndihmon në aktivizimin e organeve të brendshme të organizmit tonë.
Një gotë ujë 30 minuta para ngrënies së një vakti të rëndë shoqëruar me mish apo ushqime të tjera që rëndojnë stomakun, ndihmon jashtë mase në tretjen e ushqimit.

Një gotë ujë përpara dushit ndihmon në uljen e presionit të gjakut, që ka tendencë të ngrihet sapo trupi bie në kontakt me ujin e ngrohtë të dushit.
Një gotë ujë përpara se të flemë ndihmon në shmangjen e çrregullimeve dhe atakëve kardiakë.

Burimi: AlbPress

No comments :

Post a Comment