facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

13 January 2014

Tenton të hyjë në SHBA – në valixhe

Një tajlandeze është kapur teksa ka tentuar të futej në SHBA nga Meksiko e palosur në një valixhe në një makinë me pajisje sportive në një pikëkalim në Nogales, Arizona, ka thënë një zyrtar kufitar.

“Rrallëherë shohim këso gjërash. Mund ta merrni me mend habinë e zyrtarëve kufitarë kur kanë parë këtë grua të palosur brenda një valixheje”, ka thënë Edith Serrano, zëdhënëse e zyrës amerikane për Mbrojtje Kufitare dhe Doganore, raporton Koha.net. 

Gruaja u gjet mëngjesin e 30 dhjetorit në një xhip Honda që po vozitej nga një 56-vjeçar nga Phoenix, por doganat amerikane e bënë të ditur lajmin vetëm gjatë kësaj jave. 

Tajlandezja, e cila ishte futur në një valixhe të butë nën një pirg rrobash, iu dorëzua zyrës për Imigrim dhe për Fuqizim të Doganave, ashtu siç ka ndodhur edhe me shoferin e xhipit.

No comments :

Post a Comment