Mëlçia është gjëndra më e madhe në trupin e njeriut dhe ka një rol të rëndësishëm në detoksikimin e trupit si dhe për filtrimin e gjakut. Yndyrat e tepërta në gjak pastrohen falë mëlçisë, ndaj kjo e fundit duhet ndihmuar për të funksionuar më mirë, pasi ka dobi jo vetëm për shëndetin por edhe për linjën trupore.
Kjo pasi një funksionim i mirë i saj çon në shfryrjen e barkut, asimilon më mirë karbohidratet dhe vitaminat si dhe ndikon në mbajtjen e thonjve, flokëve dhe lëkurës në formë të mirë.
Gjithashtu nëse mëlçia funksionon mirë, përforcohet sistemi imunitar dhe përballohet ndryshimi i stinëve me më shumë lehtësi. Për të pastruar mëlçinë duhet pirë shumë ujë natyral, duke limituar konsumin e alkoolit.
Ushqimet që nuk duhen përdorur në asnjë mënyrë janë ata të paketuar, të skuqur, me kripë të tepërt, me yndyrë shtazore dhe me vaj që nuk është prej ulliri. Perimet dhe jeshillëqet janë një ilaç i vërtetë për pastrimin e mëlçisë, ndaj rekomandohet të konsumohet rregullisht rukola, çikorja, sallata, spinaqi, si të gjalla edhe të pjekura.
Gjithashtu hudhra, veza dhe specat ndihmojnë metabolizmin që të djegë më shpejtë yndyrat. Këshillohet që të hahen edhe mollë, fruta të kuqe, por edhe lëng limoni, pasi ky i fundit përmban vitaminë C dhe pastron me lehtësi mëlçinë.
Burimi: Indeksonline
No comments :
Post a Comment