facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

26 January 2014

Pse sakoja është shumë e rëndësishme në veshje?

Sakoja mund të zavendësojë edhe xhupin, është më praktike për kombinime, rri shkëlqyeshëm me fustan, pantallone dhe xhinse…

Sakoja është një nga pjesët jashtëkohore të veshjes, e cila çdoherë gjendet në majen e shkallëve të modës, pa marrë parasysh periudhën e vitit.
Shumë dizajnues këtë dimër janë të inspiruar nga kjo gjë dhe i kanë dhënë një pamje atraktive.

Sakoja mund të zavendësojë edhe xhupin. Kjo do të thotë se është praktike për kombinime, rri shkëlqyeshëm edhe me fustan, pantallone dhe xhinse. Çdo gjë që të zgjedhni nga rrobet, sakoja do t’i japë stilit tuaj të veshjes një vulë të veçantë.

Veçohen ato më të shkurtërat, me modele lehtë të vijëzuara tek beli, të cilat mbahen me këmishë ose me bluzë. Janë një zgjedhje e shkëlqyer për veshjet në punë dhe rasteve të mbrëmjes. Moderne janë edhe sakotë më të gjata, të cilat më shumë i ngjajnë sakove të meshkujve, ndërsa rrinë shkëlqyeshëm edhe me fustan edhe me pantallona. Smoking blazer (xhaketa sportive) rekomandohet veçanarisht në variantën e kombinimit me pantallona të shkurtëra dimri dhe çizme me take të larta.

Burimi: Femina

No comments :

Post a Comment