facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

06 January 2014

Margot Robbie: Si e godita në fytyrë Di Caprion

Margot Robbie ka zbuluar një incident kur ajo i kaloi paksa kufijtë derisa po bëheshin xhirimet e “Wolf of Wall Street” kur ajo e goditi shuplakë bashkë-aktorin e saj, Leonardo Dicaprio gjatë një skene.

Bukuroshja e “Pan Am” ka kujtuar këtë moment kur ajo aksidentalisht kishte goditur me shuplakë në fytyrë yllin e “Great Gatsby”, duke zbuluar se Leo ishte befasuar me improvizimin e saj sa që e kishte inkurajuar atë ta godiste sërish.

“U habita për një moment. E godita në fytyrë dhe i thash “Pirdhu”! Mbretëroi një qetësi dhe më pas të gjithë nisën të qeshnin”, ka treguar ajo për revistën GQ.

Ajo ka thënë gjithashtu se është frikësuar se do të paditej nga ylli holivudian dhe i kishte kërkuar falje menjëherë.

“I kërkova falje por Leo më tha, ‘Ishe e mrekullueshme. Me godit në fytyrë edhe njëherë!’”, ka kujtuar Margot.

No comments :

Post a Comment