facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

22 January 2014

Puna e natës “e fut trupin në kaos”

Puna gjatë natës e fut trupin “në kaos” dhe mund të shkaktojë dëme afatgjata, paralajmërojnë studiuesit.
Të punuarit gjatë natës lidhet me norma më të larta të diabetit, të tipit 2, atakun e zemrës dhe kancerin. Tashmë, shkencëtarët në Qendrën e Kërkimeve për Gjumin në Surrey kanë zbuluar ndryshimet, që puna e natës shkakton në nivelet më të thella molekulare.
Ekspertët thonë se shkalla, shpejtësia, dhe shpeshtësia e shkatërrimeve të shkaktuara nga të qënit zgjuar gjatë natës përbëjnë një surprizë.
Trupi njerëzor ka ritmin e tij natyral, apo fjetjen gjatë orëve të natës dhe aktivizimin gjatë ditës. Janë zbuluar efekte të thella në trup duke alternuar gjithçka, prej hormoneve e temperaturës së trupit e deri te aftësia atletike, gjendjen shpirtërore dhe funksionet e trurit.
Studimi, i publikuar në punimet e Akademisë Kombëtare të Shkencave, ndoqi 22 njerëz, të cilët kishin nisur ndryshimin nga një jetë normale, në atë të një punonjësi të orëve të natës.
Testet e gjakut treguan se 6%-ëshi normal i geneve të ADN-së janë specifikisht më shumë apo më pak aktive, në periudha të ndryshme të ditës. Që kur vullnetarët nisën të punonin gjatë natës, ai rregullim i duhur genetik nisi të humbiste.
“Mbi 97% të geneve ritmik bëhen të ç’sinkronizuar me fjetjen pa orar dhe, kjo shpjegon edhe realisht pse ne ndihemi aq keq gjatë vonesave të avionit, ose nëse ne do të duhet të punojmë me ndërrime të parregullta turnesh”, tha doktor Simon Archer, një nga studiuesit e Universitetit të Surrey-t.
Burimi: AlbPress

No comments :

Post a Comment