facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

22 January 2014

Çokollata dhe boronica kundër diabetit

Çokollata e zezë, boronica dhe ndihmojnë në luftën kundër diabetit tip 2 – bëjnë të ditur shkencëtarët. Këto artikuj përmbajnë flavonoide, të cilat e rregullojnë nivelin e sheqerit.

“Ndryshimet e vogla në ushqimin e zakonshëm kanë efekte të dukshme në rezultat. Një porcion boronica në ditë mund të ndihmojë në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, por edhe ta parandalojë infarktin e zemrës”, ka deklaruar udhëheqësi i projektit në Universitetin East Anglia.

Në studim janë përfshirë 2.000 femra, të cilët kanë shkruar çdo ditë për ushqimin e tyre dhe e kanë matur nivelin e sheqerit. Është zbuluar se flavonoidet ndihmojnë në rregullimin e insulinës (hormonit që kontrollon glukozën në gjak dhe po ashtu parandalon inflamacionet kronike).

I njëjti studim ka treguar se çaji, bimët e caktuara, selino, molla dhe portokalli përmbajnë po ashtu këto substanca (flavonoidet).

“Këto substanca janë treguar të fuqishme edhe në luftën kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Mirëpo, duhet theksuar se çokollatën ose kafen nuk duhet përdorur së tepërmi, sepse atëherë dobësohet efekti”, shtojnë autorët. 

Burimi: Mjeku.Net

No comments :

Post a Comment