facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

13 January 2014

Ronaldo fitues i Topit të Artë

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka fituar Topin e Artë, duke mposhtur kështu yllin e Barcelonës, Lionel Messi dhe Franck Riberyn e Bayern Munichut për të siguar çmimin për herë të dytë në karrierën e tij. Edhe pse portugezi 28-vjeçar dështoi të fitojë ndonjë trofe me klubin e tij, ai është shpallur Lojtari i vitit për 12 muajt e kaluar.

Messi kishte fituar këtë çmim katër vjet radhazi, derisa Ribery luajti rol të rëndësishëm në fitimin e tripletës për ekipin gjerman, por 69 golat në 59 paraqitje për klubin dhe shtetin e tij dolën të jenë vendimtare për Ronaldon.

Ronaldo këtë çmim për herë të parë e fitoi në vitin 2008 sa ishte pjesë e Manchester United, por prej atëherë ishte prapa Messit. Por derisa Messi mungoi në pjesën më të madhe të vitit 2013 shkaku i lëndimit, Ronaldo shfrytëzoi rastin duke i ndihmuar Realit që të arrijë në finale të Copa del Rey dhe ta dërgojë atë në gjysmëfinale të Champions Leagues para se të nënshkruante kontratën e re me klubin mbretëror.

Ai edhe këtë sezon e filloi mirë nën urdhërat e trajnerit të ri Carlo Ancelotti ndërsa së voni ai u tregua i rëndësishëm për kombëtaren e tij pasi me hat-trickun e tij kundër Suedisë, Portugalia u kualifikua për Kampionatin Botëror 2014. Dhe 28-vjeçi që muajin dhjetor hapi muzeun personal në vendlindjen e tij me trofetë e tij personal, tani do t`ia shtojë edhe Topin e Artë të këtij viti.

No comments :

Post a Comment