facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

13 January 2014

Hani mëngjesin për të shmangur gripin

Mëngjesi në fakt është një vakt shumë i rëndësishëm për të pasur një jetë të shëndetshme, pasi na ofron përbërësit e nevojshëm dhe na jep energjinë e duhur për ta filluar mbarë ditën.

Por, edhe pse ne këshillohemi vazhdimisht ta fillojmë ditën duke ngrënë mëngjes, shumica prej nesh e shmangim atë për shkak se shpejtojmë për në punë, ose për arsye të tjera që sjell jeta moderne.

Studiuesit britanikë nga Universtiteti i Cardiff sugjerojnë se shmangia e mëngjes nuk është një gjest trimëror, veçanërisht jo gjatë sezonit të gripit.

Një studim, i realizuar kohë më parë, kishte përfshirë afro 200 persona të cilët çdo ditë për 10 javë kishin shënuar shprehitë e tyre ushqimore.

Personat po ashtu kanë shënuar se sa herë janë sëmurë dhe nëse kanë pasur grip gjatë 12 muajve ose nëse kanë pasur ndonjë shqetësim tjetër.

Rezultatet kanë treguar se personat që kanë shmangur mëngjesin kishin qenë dyfish më të prirë për t’u sëmurë nga gripi.

Autorët e studimit mendojnë se ushqyerja e shëndetshme, përfshirë edhe konsumimin e mëngjesit, është e nevojshme që organizmi të krijojë numër të mjaftueshëm të qelizave mbrojtëse, të cilat forcojnë imunitetin.

Po ashtu, personat të cilët shmangin mëngjesin janë njerëz që jetojnë nën stres, dhe kanë edhe shprehi të tjera jo të shëndetshme, të cilat kontribuojnë edhe më shumë në prirjen për t’u prekur nga gripi dhe ftohja.

Burimi: YllPress

No comments :

Post a Comment