Njëri si Ronaldo brazilian, tjetri si Ronaldo portugez – që të dy nga Gjakova. Valon Zeqa e Bekim Gojani rrëfejnë ngjarjet interesante që iu kanë ndodhur si pasojë e ngjashmërisë së papërshkrueshme që kanë me dy futbollistët në fjalë. Kur e sheh ndonjërin prej tyre, të bëjnë t’i hapësh sytë dhe të mbetesh gojëhapur.
Të paktën, kështu iu ndodhë shumë qytetarëve kur i shohin ata. Fenomeni brazilian, Ronaldo, dhe ylli portugez, Cristiano Ronaldo, kanë nga një ‘klon’ shqiptar, për më tepër nga i njëjti qytet. Valon Zeqa e Bekim Gojani nga Gjakova, kanë shumë ngjashmëri fenomenin brazilian e yllin portugez. Ai i pari thotë se emrin Valon e ka vetëm në dokumente, pasi që të gjithë e thërrasin Ronaldo. Për ta bërë ngjarjen edhe më interesante përkujdeset ky i dyti, i cili është futbollist – ka luajtur për Vëllaznimin e Gjakovën, ndërsa tash luan në Zvicër, transmeton infoshqip.
Zeqa e Gojani zbulojnë shumë gjëra interesante që iu kanë ndodhur në lidhje me ngjashmërinë që kanë me dy ndër futbollistët më të famshëm në botë.
“Emrin Valon, vetëm në dokumente” – E njohin si ‘Ronaldo’…Pak kush e thërret në emër – të gjithë i thonë ‘Ronaldo’. Valoni gati e ka harruar emrin e vet për shkak të ngjashmërisë që ka me fenomenin brazilian. “Emri Valon më ka mbetur vetëm në dokumente. E them këtë pasi që të gjithë më thërrasin Ronaldo.
Sigurisht, kjo për shkak të ngjashmërisë që e kam me këtë futbollist. Nuk më pengon aspak, përkundrazi më vjen mirë”, u shpreh fillimisht ai.
Të thonë ‘Ronaldo’ e të mos luash futboll është absurde. “Mendoj që jam mjaft aktiv sa i përket lojës së futbollit. Nuk jam i angazhuar në ndonjë klub, por luaj shpesh nëpër termine.
Gjithsesi, përpos fizionomisë, nuk mendoj që i ngjaj Ronaldos në gjëra të tjera”, tha Valoni. Tutje, gjakovari tregoi një moment interesant që i ka ndodhur me të ëmën sa ishte në spital. “Ndër disa rastet më atraktive, më kujtohet një kur isha në spital. Unë isha atje me të ëmën, pasi që ajo nuk ishte mirë. Kur më pa doktoresha u çuditë shumë dhe i tha nënës time me habi: ‘Ti je nëna e Ronaldos?’. Të gjithë qeshën”, kujtoi Zeqa, i cili merret me çiklizëm.‘Një foto me Ronaldon’, Bekimi çmendi Durrësin. Ai jeton dhe vepron në Zvicër, por moment më interesant lidhur me ngjashmërinë që ka me Cristiano Ronaldon i ndodhi në Durrës të Shqipërisë. Ai e qoi të gjithë qytetin ‘në këmbë’. “Para katër vjetësh isha në Durrës, në atë kohë Shqipëria luante kundër Portugalisë. Unë dola në mbrëmje në qytet dhe kur më pa një fëmijë, reagoi në mënyrë të befasishme: ‘Mami, po e shoh Ronaldon’. Më pas, mamaja dhe motrat e tij më rrethuan duke menduar që unë jam Cristiano i vërtetë. Aty u mblodhën edhe disa njerëz tjerë, duke dashur të bëjnë fotografi me mua”, kujton këtë moment Bekimi, duke thënë që atë nuk e lanë rehat as në hotel. “I gjithë qyteti u ngrit në këmbë duke thënë që Ronaldo e ka vizituar Durrësin. Shumë njerëz vinin te hoteli im për t’u fotografuar”, vazhdoi Gojani. Pëlqen Ronaldon, thotë se më i miri ka qenë Ronaldinho derisa është tifoz i Manchester United. “Futbollisti që më pëlqen më së shumti normalisht që është Ronaldo, megjithatë lojtari më i mirë që ka pasur ndonjëherë futbolli mendoj se është Ronaldinho. Sa i përket klubeve, unë jam tifoz i Manchester United”, u shpreh ai për Arenën.‘Ronaldo’, tifoz i RooneytAni pse e thërrasin ‘Ronaldo’, Valon Zeqa është tifoz i një futbollisti tjetër. “Ronaldo është pa dyshim legjendë, por lojtari që e dua më së shumti është Wayne Rooney. Prej skuadrave, më pëlqen Manchester United”, tha ai. Për koincidencë, edhe ‘Ronaldo’ i ‘vjetër’ ashtu si i ‘riu’, tifoz të gjigantit anglez, Man United.
Burimi: Koha.net
No comments :
Post a Comment