facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

22 January 2014

Shitet ‘shtëpia e përrallave’

Një shtëpi ëndrrash është shitur nga një blerës anonim për vetëm 6,500 funte. Ajo ka dy shtretër, një orë të vjetër dhe një çati prej kashte, e përshtatshme për fëmijë dhe për të rritur të ‘strukur’. Për shumë fëmijë, në ëndrrat e tyre qëndrojnë disa kuti, një shtrat ‘dopio’, dhe një imagjinatë pakufi. Por, për ata që duan që ëndrrat e tyre të bëhen realitet, ju nevojitet diçka ekstra – afro 6,500 funte.
Kjo ishte shuma që u pagua për një shtëpi simpatike në Britaninë e Madhe nga një blerës anonim, e cila përfshin edhe një orë ët gjyshit të tyre dhe një çati prej kashte.


Kjo shtëpi e vogël është kopje e dizajnuar nga Clive Hunter për vajzën e tij, Amanda-Jaye Hunter në vitin 1988. Kjo shtëpi e ka një dhomë gjumi dhe mjaft e përshtatshme.“Shtëpia është e përshtatshme për fëmijët. Por, është e mundur të përdoret edhe nga të mëdhenjtë, por që duhet të struken”, thotë pronari i deritashëm i saj.Blerësit e rinj do ta shfrytëzojnë këtë shtëpi për fëmijët e tyre. Në të kaluarën, shtëpi si këto ishin shitur për më shumë se 150,000 funte.

Burimi: InfoShqip

No comments :

Post a Comment