facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

22 January 2014

Cameron fiton betejën e tretë gjyqësore për “Avatarin”

James Cameron ka shënuar edhe një tjetër fitore pasi edhe akuza e tretë për shkelje të të drejtave të autorit që ishin lidhur me filmin e tij të famshëm “Avatar” janë hedhur poshtë nga gjykata të premten e kaluar. 

Skenaristi Bryant Moore ngriti padi kundër regjisorit dhe kompanisë së tij “Lightstorm Entertainment” në vitin 2011 me pohimet se Cameroni kishte bazuar filmin e tij në dy skenaret e tij nga viti 2003, projektet e quajtur “Aquatica” dhe “Descendants: The Pollinaiton”. 

Paditësi pohonte që “Avatari” kishte detaje të ngjashme me skenat e projektit të tij dhe kërkoi dëmshpërblim prej 2.5 miliardë dollarësh. Regjisori u kundërpërgjigj, duke insistuar se Avatari dhe personazhet ishin krejtësisht ndryshe nga ato që kishte krijuar Moore ndërsa në korrik të vitit 2012 kërkoi nga juria që të hidhte poshtë padinë e ngritur kundër tij.

Gjykatësi Roger Titus lëshoi një aktvendim në favor të Cameronit të premten, duke deklaruar se Avatari kishte dallime të mëdha nga puna e Moore. Cameron edhe më parë mbrojti me sukses filmin e tij nga padi të ngjashme nga shkrimtari Eric Ryder dhe artisti Gerald Morawski, të cilat padi ishin hedhur poshtë vitin e kaluar.

Avatari fitoi 2.78 miliardë dollarë anembanë botës që nga premiera e tij në vitin 2009 dhe mbetet filmi më fitimprurës në histori të kinematografisë. Regjisori është duke planifikuar edhe tre pjesë të reja për filmin, në të cilin do të luajnë aktorët Zoe Saldana dhe Sam Worthington.

No comments :

Post a Comment