"Shtëpia e cunamit” është ndërtuar në shtetin amerikan Washington në rajonin e ujdhesës Kamano e cila përfshihet shpesh nga vërshimet.
Kati përdhes i quajtur “dhoma e vërshimeve” është një hapësirë me shumë destinime e ngritur me mure që mund të ndahen në rast të cunamit duke i lënë katet tjera të epërme të paprekura.
Ky objekt është i vendosur në ishull dhe ka dy kate e nën kulmin si dhe themelet e larta 1,5 metra të projektuar për t’iu bërë ballë valëve të cunamit me forcë dhe shpejtësi të madhe.
Hapësira kryesore për jetesë është në katin e dytë e aty shkohet përmes shkallëve të fuqishme nga çeliku me pllaka të ngushtuara.
Kati ka banjën, kuzhinën, dhomën e gjumit. Edhe në nën kulm gjendet një dhomë tjetër gjumi.
Dekori është shumë industrial: xham, dru e beton.
No comments :
Post a Comment