facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

24 January 2014

"SwiftKey" vjen edhe për iOS?

SwiftKey, aplikacioni më i famshëm për tastierë i Android, së shpejti mund të vijë edhe në iOS në formën e një aplikacioni për mbajtje shënimesh.

Një fotografi që ka rrjedhë në Twitter shfaq “SwiftKey Note”, një aplikacion që përmban tastierën  famshme.

Megjithatë, nuk është ende e qartë se kur do të jetë në dispozicion ky aplikacion apo sa do të kushtojë. As SwiftKey nuk ka komentuar në lidhje me lansimin potencial për iOS, transmeton Koha.net.

Apple ende nuk lejon zhvillues të palëve të treta që ta ndryshojnë tastierën autoktone në iOS, dhe, për dallim nga versionet e Android, çdo përdorim i SwiftKey në iOS do të jetë i limituar në vetëm disa aplikacione. Por, siç thekson “Cult of Mac”, nëse SwiftKey e bën të mundur që tastiera e saj të jetë në dispozicion për zhvillues tjerë, ajo mund të shfaqet në shumë më shumë aplikacione në të ardhmen. 

No comments :

Post a Comment