Ushtria amerikane është duke testuar “snajperin e mençur” i cili mund të qëllojë vet, bëjnë të ditura mediet amerikane. Ata besohet se ka kërkuar gjashtë “automatikë të mençur” që kushtojnë 27 mijë dollarë për copë.
Armët nuk do të kenë nevojë për njeriun që të ngreh çarkun dhe mund të zbulojë cakun automatikisht, transmeton Koha.net
Oren Schauble, zyrtarë i kompanisë “Tracking Point” ku po testohen snajperët, ka konfirmuar se ushtria solli ato për vlerësime. “Ushtria ka sjellë disa armë unike për t`i testuar dhe vlerësuar”, ka thënë ai gjatë një interviste me Military.com.
Krejt çka duhet të keni për të drejtuar snajperin është një Ipad të lidhur me wireless. Çdokush mund të bëhet ekspert për përdorimin e tij, madje edhe një fëmijë mund të vras vetëm me një prekje në tablet.
Burimi: Koha.net
No comments :
Post a Comment