Një 19-vjeçar, punëtor i “Home Depot” në Alaska, thotë se nuk ndjehet as i gëzuar e as i shqetësuar nga fama e menjëhershme që i solli atij videoja në të cilën ai shfaqet duke e pritur një bebe.
Christopher Strickland nga Anchorage thotë se ka qenë duke punuar në depon “Home Depot” në
Anchorage dhe ka qenë në zonën e arkës më 9 janar kur ai kishte vërejtur një bebe të ulur në ulësen e makinës, e cila ishte e vendosur mbi karrocën e marketit.
“Mendova t’i qëndroja pranë, në rast se do të ndodhte diçka”, thotë ai, transmeton Koha.net.
Strickland kërceu për ta shpëtuar beben dhe e kapi atë derisa ajo po binte në tokë. Kjo pritje u incizua nga kamerat e sigurisë së dyqanit dhe përfundoi online nga një punëtor që ende nuk dihet se kush ka qenë.
Kjo video shumë shpejtë u bë virale dhe Strickland thotë se ka pasur telefonata të shumta për intervista nga e gjithë bota.
Megjithatë, adoleshenti thotë se nuk është gëzuar edhe aq me famën e papritur apo me cilësimet që po i bëhen si hero.
Strickland thotë se veprim i tij ka qenë thjeshtë çështje e reflekseve, por menaxheri i depos, Brady Wilson e ka vlerësuar “karakterin” e tij.
Cheryl Edmond, menaxheri i burimeve njerëzore në dyqan, thotë se Strickland meriton të quhet hero.
“Ai, me plotëkuptimin e fjalës, e shpëtoi një jetë”, thotë Edmond.
Shikoni videon më poshtë:
No comments :
Post a Comment