facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

23 January 2014

WhatsApp bëhet me 430 milionë përdorues

Drejtori i aplikacionit të famshëm për komunikim, WhatsApp, Jan Koum të hënën ka deklaruar se aplikacioni mobil tani ka 430 milionë përdorues aktivë.
Dhe kjo është një rritje marramendëse e përdoruesve, kur dihet se vetëm në prill të vitit të kaluar WhatsApp kishte 200 milionë përdorues, që do të thotë se numri i përdoruesve aktiv të aplikacionit është dyfishuar për më pak se një vit kalendarik.

Për më shumë, edhe numri i mesazheve të dërguara dhe të pranuara nga ana e përdoruesve të WhatsApp është rritur ndjeshëm, nga 20 miliardë në 50 miliardë, gjatë kësaj periudhe.
Dërgimi i mesazheve private është duke u popullarizuar shumë kohëve të fundit, pasi që shumica e rrjeteve sociale si Twitter, Facebook, Instagram dhe Snapchat e ofrojnë një mundësi të tillë, duke mos e përjashtuar edhe WhatsApp-in, i cili poashtu është shumë i famshëm si shërbim.

No comments :

Post a Comment