facebookgoogle plusrss feedmesazh

15 February 2014

Vuani nga stresi? Lini cigaren

Vuani nga stresi? Lini cigaren Duhanpirësit që besojnë se nëpërmjet cigareve çlirojnë stresin e tyre, në fakt bëjnë të kundërtën. 
Të paktën, ky është përfundimi i publikuar në “British Medical Journal”, pas një pune kërkimore 26-vjeçare të universiteteve të Birminghamit, Oksfordit dhe “King’s College” të Londrës.

Në bazë të statistikave të grumbulluara nga mijëra ekzaminime, ekspertët gjetën se lënia e duhanit mund të jetë po aq efektive në luftën ndaj depresioni dhe ankthit sa edhe antidepresivët.

Tek ish-duhanpirësit, skuadrat e ekspertëve arritën të identifikonin një rënie të nivelit të stresit.

”Cilësia e jetës psikologjike përmirësohet nga shpëtimi prej varësisë, ndërsa humori dhe cilësia e jetës shfaq një përmirësim të menjëhershëm tek ish-duhanpirësit”, shkruhej në përfundimet e kësaj analize.

Pjesëmarrësit në këtë studim kishin një moshë mesatare prej 44 vjeç dhe konsumonin 20 cigare në ditë. Ata u analizuan hollësisht për gjashtë muaj të jetës së tyre, ndërsa gjatë realizimit të studimit, disa qindra prej pjesëmarrësve në të pranuan që të linin cigaren për hir të këtij studimi.

No comments :

Post a Comment