facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

15 February 2014

Londra siguron domeinin .London

Nëse deri më sot kemi qenë të mësuar me domeinet .com, .net a .org, tash e tutje do të na duhet të kemi parasysh edhe një domein më të veçantë. Ka kohë që shumë njerëz e presin, por detajet rreth domenit të ri .London tashmë janë shpërfaqur – po pra, 29 prilli është dita kur ju mund të blini një adresë interneti me domeinin e Londrës.

Ky fakt e bën kryeqytetin britanik një prej vendeve të para në botë që hap domeinin e vet. Domeini në fjalë është siguruar më 2013 nga përfaqësues të qytetit.

Një hulumtim i bërë nga “YouGov” ka zbuluar se janë mbi 200,000 firma të ndryshme që kanë deklaruar se do të blejnë këtë domein qysh në ditën e parë të lansimit të tij. Thuhet se ata që do të kenë përparësi në sigurimin e këtij domeini janë pronarët e firmave të mëdha.

No comments :

Post a Comment