facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

27 February 2014

Rita Ora "casual" në New York

Ajo mbante pantallona të zeza, një triko të bardhë të mbuluar nga një xhup pa mëngë me të njëjtën ngjyrë, si dhe një shall të zi.

Rita mund të jetë një nga yjet më “hot” të muzikës, por Rita Ora ishte e vendosur të ruante thjeshtësinë kur u shfaq të mërkurën në Nju Jork.

Këngëtarja bjonde u spikat në lagjen moderne Tribeka dhe dukej se tërësisht e ambjentuar në qytetin e madh.

Për shkak të temperaturave të acarta, Rita kishte hequr dorë nga veshjet ekstravagante dhe ishte më “casual” se kurrë.

Ajo la hotelin e shoqëruar nga një miku i saj, e veshur bardhezi, me rroba të rehatshme por edhe tërheqëse. 

Ajo mbante pantallona të zeza, një triko të bardhë të mbuluar nga një xhup pa mëngë me të njëjtën ngjyrë, si dhe një shall të zi.

Rita kishte bërë një makiazh të lehtë, ndërkohë që nuk kishte hequr dorë nga syzet e errëta. Ndërsa në këmbë mbante një palë atlete të thjeshta ngjyrë jeshile.

No comments :

Post a Comment