facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

07 February 2014

Ushqimi që ndikon në sëmundjet e zemrës

Sheqeri është vënë në shënjestrën e shkencëtarëve të cilët prej kohësh e kanë etiketuar si “big killer”, njëlloj si duhani.
Një studim i fundit ka treguar se si konsumimi me tepri i një elementi të tillë ushqimor, trefishon nivelin e vdekshmërisë për shkak të sëmundjeve të zemrës.
Ky përfundim u arrit pas një studimi të “Centers for disease control and prevention” në Atlanta të Shteteve të Bashkuar, i publikuar në “Jama Internal medicine”.

Në përfundim të tij u theksua se mjafton një pije me sheqer në ditë për të shtuar rrezikun e vdekjes për shkak të patologjive të lidhura me zemrën dhe arteriet.

Ekspertët shtojnë gjithashtu se nuk bëhet fjalë për sheqerin që përmbajnë frutat dhe perimet, i njohur si fruktoz, por problemi lind prej sheqerit që shtohet në ushqime dhe pije të ndryshme, sheqer i njohur ndryshe si sakaroz.

Burimi: InfoShqip

No comments :

Post a Comment