Pasi shërbimi për mesazhe në çast BBM i BlackBerry-t mbërriti në iOS dhe Android, ndërmarrja thotë që aplikacioni tashmë është shkarkuar 5 milionë herë.
Ndërmarrja lajmëroi këtë mbërritje në një postim në Twitter që tregonte se 5 milionë njerëz tashmë veç e kishin kryer punën e tyre për të marrë informacione për aplikacionin.
BlackBerry ka vendosur një fazë regjistrimi që kishte të bënte me sistemin e rezervimit që premtonte të “mbante radhën tuaj në linjë” dhe të dërgonte një e-mail kur ata që e kanë shkarkuar aplikacionin do të mund të fillonin ta përdornin shërbimin. BlackBerry tha që 6 milionë njerëz janë regjistruar për informacione për lëshim në BBM.com.
Aplikacionet ishin pritur shumë që të lëshoheshin muajin e kaluar, por ishte shtyrë pasi një version për Android i cili nuk ishte synuar për lëshim ishte zbuluar online përpara se ta zyrtarizonte vetë BlackBerry versionin e vet.
BlackBerry tha që lëshimi i paqëllimtë shkaktoi probleme të cilat ndërmarrja kishte nevojë t’i zgjidhte.
Kërkesa për aplikacionin është në kontrast me opinionin e zakonshëm që BlackBerry është duke u mbajtur në “litarë”. Derisa shitjet e pajisjeve BlackBerry 10 të ndërmarrjes nuk kanë qenë edhe aq të shumta, aplikacioni mbetet si një platformë e popullarizuar për porosi në çast.
Burimi: PCWorld Albanian
No comments :
Post a Comment