facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

15 April 2014

Ja si e shpreh dashurinë për fëmijët çifti Beckham – FOTO

David i jep një puthje të adhurueshme Harper-it, ndërsa Viktoria përqafon Cruz-in, teksa familja po sheh një ndeshje. Ata janë një nga çiftet më të dashur të shoubiz-it dhe teksa kanë parë një ndeshje gjatë fundjavës, afërsia e tyre ishte tepër e dukshme.

Davidi, 38 vjeç dhe Viktoria, e cila mbush 40 ditën e enjte, kanë një raport të ngrohtë me katër fëmijët e tyre të mrekullueshëm, Brooklyn, 15 vjeç, Romeo, 11 vjeç, Cruz, 9 vjeç dhe Haper, 2 vjeç.

Skena që u krijua ishte aq e lezetshme, saqë ishte e pamundur të mos ngjallte admirim, veçanërisht kur Davidi e ngriti Harperin dhe i dha një puthje. Pas kësaj, Victoria i dha një përqafim djalit më të vogël, Cruz.

Çifti i martuar në vitin 1999 dukej në formë të përkryer me veshje sportive, veçanërisht Victoria e cila i kishte lëshuar flokët mbi një xhaketë lëkure shik.






Burimi: ShqipMedia


No comments :

Post a Comment