Të shtunën në mbrëmje në një prej lokaleve ku Aurela Gaçe performon live deklaroj që nuk do të jetë më pjesë e “The Voice Albania”.
Unë dua ta argëtoj publikun dhe nuk jam mësuar të shoh njerëz që qajnë dhe trishtohen prej meje”, kjo ishte deklarata e Aurelës e cila e ndau me publikun që po argëtonte me performancës e saj live.
“Ndaj sot unë u them juve që nuk do të jem më pjesë e “The Voice Albania sepse dua vetëm t`ju argëtoj”.
Aurela Gaçe ishte pjesë e jurisë së audicionit të këngëtarëve të rinj dhe të talentuar “The Voice Albania 3”. Në fillim të janarit ajo publikoi një shënim në profilin e saj Facebook ku sqaronte pakënaqësinë e saj ndaj audicionit për mënyrën se si ndihej kur duhet të vendoste votën e saj për të hequr konkurrentët.
Ndër të tjera ajo cilëson në këtë shënim “nga ana njerëzore e humane unë jam duke e përjetuar këtë më shumë nga ç'mund t`a imagjinoja.....do ta kisha pak më lehtë nëse me votat e publikut do të largohej dikush nga gara”.
Në momentin e përzgjedhjes mes dy konkurrentëve të fortë ajo gjatë audicionit të “The Voice 3” deklaroi “në më pafshi më në këtë karrige”. Për këtë fjali ajo jep arsyet e saj duke thënë “e thashë për një arsye që nuk e kisha menduar përpara se ta provoja.
Ti i jep dikujt këshilla se si të përdorë zërin, si ta zbërthejë këngën, si të paraqitet sa më mirë në skenë, dhe......vjen një moment i keq kur ti duhet të zgjedhësh mes atij e dikujt tjetër”, tha ajo në shënimin e saj në Facebook.
Aurela performoi në skenën e një prej lokaleve në Tiranë ku me këngët dhe energjinë e saj të jashtëzakonshme i përçoi publikut emocione të forta. Si gjithmonë, Aurelën në skenë nuk na ndodh ta shohim me një look të njëjtë.
Kësaj rradhe ajo kishte preferuar t`i stilonte flokët kaçurela nga stilista Lili dhe kishte veshur një kostum të bardhë nga stilisti Joni Peci të cilët ajo i falenderoj. Gjithashtu ajo deklaroi që do të kalojë një periudhë pauze, ndaj ka zgjedhur Tailandën si vendin ku do të relaksohet për disa ditë. Udhëtimin e saj ajo do e bëj vetëm me burrin, Skerdin. Ndërkohë, tha që vajzën nuk do ta merte në këtë pushim të saj.
Burimi: Telegrafi
No comments :
Post a Comment