Korea e jugut ka nisur shërbimin 5G, kështu që përdoruesit do të mund të shkarkojnë një film të tërë, vetëm për dy sekonda.
Koreja e Jugut, tashmë është duke investuar shumë para në këtë shërbim, i cili do t’i lejojë përdoruesit e saj që të shkarkojnë një film prej 800 MB, vetëm në një sekond.
Shpejtësia deri në 1 GB për sekondë do të jetë 1 mijë herë më e shpejtë se 4G.
Përderisa shumica e botës janë duke shfrytëzuar shërbimet e 4G, tashmë vendi i avancuar teknologjikisht, ka njoftuar për pasardhësin e tij.
Ministria e Korës së Jugut bënë me dije, se shkenca ka për qëllim që brenda gjashtë viteve, të zbatojë teknologjinë e cila është 1 mijë herë më e shpejtë se sa 4G.
Ky shërbim, do të iu mundësoj që përdoruesit brenda dy sekondash ta shkarkojë një film, krahasuar me 40 sekonda sa ofron përdorimi i shërbimit 4G.
Sipas udhërrëfyesit, shërbimi 5G, do të qarkullojë në vitin 2017 dhe do të dal me një qarkullim të plotë komercial në vitin 2020.
No comments :
Post a Comment