facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

23 January 2014

Hudgens pëson sulm paniku gjatë xhirimeve

Vanessa Hudgens ka pësuar disa herë sulm paniku derisa po portretizonte një adoleshente shtatzënë në filmin e saj të ri “Gimme Shelter”. Aktorja 25-vjeçare luan rolin e të rejës Agnes “Apple” Bailey, e cila detyrohet të jetojë në rrugë pasi braktisë nënën e saj të dhunshme.
Në film, Hudgens aktron situata ekstreme, përfshirë ngrënien e ushqimit nga shportat e bërllokut dhe gëlltitjen e vezëve, por një skenë e dhunshme e vjedhjes së veturës tejkaloi kufirin e durimit të saj. Hudgens ka thënë për uebfaqen redeyechicago.com: “Vjedhja e veturës për mua ishte vërtetë e tmerrshme për shumë arsye sepse burri i cili më thotë që të hyjë në veturë, quhej Jeff, ai ishte si truproja im, ai kujdesej për mua gjatë tërë kohës”. 

“Pastaj ata (regjisorët) dëshironin që unë të vozitja automlobilin afër tij dhe ai u përplas pastaj më bërtiti. Dhe nuk mund t`i përballoja të gjitha në të njëjtën kohë kur unë kisha sulm panik dhe isha e humbur për disa sekonda sepse ishte e pakalueshme”. 

Ajo shtoi: “Pastaj ngrënia e ushqimeve nga kontejnerët e bërllokut ishte e tmerrshme gjithashtu edhe për shkak se gjatë tërë kohës një paparazzi fotografonte. Gjatë asaj dite fotografitë u publikuan dhe të gjithë thoshin “Vanesa duke ngrënë ushqim nga bërlloku”, kurse unë thosha, ‘Nuk isha unë por Apple’”.

No comments :

Post a Comment